Policia ka shoqëruar në stacion policor një person në Leposaviq në mbrëmjen e të martës, pasi ai me fanellë me mbishkrime ofenduese kishte provokuar zyrtarët policorë në një pikë të derivateve.
I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
“Raportohet se njësiti policor derisa kishte qenë duke u furnizuar me derivate, aty afër veturës së tyre kishte shkuar i dyshuari mashkull shtetas serb i cili kishte pasur të veshur një bluzë me mbishkrime ofenduese apo provokuese. I dyshuari është dërguar në stacion policor, në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit, kurse i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Presidentja Osmani: Kosova ecën përpara duke fituar miq
Fundjavë e zjarrtë në elitën e basketbollit
E rëndë në Lezhë: 42-vjeçari gjendet i pajetë në dyqanin e t...
Ambasada e Kosovës në Uashington: SHBA-të riafirmuan mbështe...
Peci kap kacinë dhe u del në ndihmë punëtorëve në Selac, pas...
I dërguari rus niset drejt SHBA-së për bisedime për luftën n...