Komisioni Rregullator do të mblidhet ditën e enjte, datë 28 gusht, për të shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, të datës 11 maj 2025.
Vendimi vjen pas kërkesës së Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i cili përmes një shkrese kërkoi sot thirrjen e mbledhjes së Komisionit Rregullator për shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve.
Gjatë mbledhjes së Komisionit Rregullator, e cila pritet të zhvillohet në 28 gusht, në orën 11:30, do të miratohet numri i votave, numri i mandateve dhe lista emërore e deputetëve për çdo subjekt zgjedhor, për çdo zonë zgjedhore.
Po ashtu, Komisioni Rregullator do të miratojë numrin e votave, numrin e mandateve dhe listën emërore të deputetëve për çdo subjekt zgjedhor në rang vendi.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, brenda 5 ditëve nga shpallja e tij./atsh
Serbia negocion me disa kompani për shitjen e një pjese të n...
Pentagoni: Kemi goditur mbi 8,000 objektiva ushtarake në Ira...
Muriqi humb penalltinë, Mallorca humb ndeshjen
Arrestohet personi i dyshuar për vrasjen në Bokshiq të Klinë...
Policia njofton bllokim të përkohshëm të segmentit Prishtina...
Përleshje me armë mes vëllezërve në Bokshiq të Klinës, një i...