Pas dështimit të deputetit të Listës Serbe, Slavko Simiqi, për marrjen e votave të mjaftueshme për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, njoftoi se si pasojë e moszgjedhjes së kandidatit të Listës Serbe për nënkryetar, tash Kuvendi po përgatitet për procesin me short.

Pika shtatë e rregullores së Kuvendit, përcakton se në rast të mospropozimit të kandidatëve sipas paragrafit 6, propozimi i kandidatëve bëhet me short, në prani të deputetëve të komuniteteve përkatëse.
“Në gjykimin tim, kandidati është ezauruar, Lista Serbë po refuzon të propozojë kandidat tjetër, prandaj vazhdojmë me paragrafin 7 të rregullores së Kuvendit, ku thotë se në rast të mospropozimit, propozimi i kandidati bëhet me short. Ftoj administratën ta përgatit tavolinën dhe të gjitha materialet për zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb”, tha Basha.
Ky subjekt politik ka insistuar në emrin e Sllavko Simiqit, që nuk i mori votat e nevojshme.
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq
Atletico Madrid synon një mesfushor të Atalantës
Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Hani i Hotit
Betohet kryetari i Zveçanit, Dragisha Milloviq
Kurti vizitoi punimet në Qendrën Multifunksionale në Sharr
Fillon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për...