Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u kanë bërë thirrje prindërve që t’i vaksinojnë fëmijët e tyre para fillimit të vitit të ri shkollor dhe parashkollor.
“Ju bëjnë thirrje që të siguroheni që fëmijët tuaj të kenë marrë të gjitha vaksinat e parashikuara sipas Kalendarit të Rregullt të Vaksinimit, para fillimit të vitit të ri shkollor dhe paraqitjes në çerdhe e kopshte”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Ju rikujtojmë se:
Vaksinat janë të sigurta dhe mbrojnë fëmijët nga sëmundje të rënda e ngjitëse
Vaksinimi në kohë ndihmon në parandalimin e shpërthimeve të sëmundjeve në komunitet
Shëndeti i fëmijës suaj është mbrojtja më e mirë për të dhe për shoqërinë.
“Ju ftojmë që të vizitoni Qendrën tuaj më të afërt të Mjekësisë Familjare për të kryer vaksinimin para fillimit të vitit shkollor”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Adem Jashari në krye, OVL-UÇK përkujton të gjithë dëshmorët ...
Kurti: Dita e dytë e takimit tërëditor të kabinetit qeverita...
Udhëheqësi iranian është gjallë e mirë, thotë ministri i Jas...
Zelensky: Ndihmojmë vendet e Lindjes së Mesme kundër dronëve...
MPB nis aplikimet për lejeqëndrim dhe regjistrim dokumentesh
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol