Përzgjedhësi i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka shpallur listën e tij të dytë në krye të “Selecaos”, duke bërë disa zgjedhje të guximshme për dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026 ndaj Kilit dhe Bolivisë në shtator.
Nga skuadra mungojnë emra të mëdhenj si Neymar, Vinicius Jr., Rodrygo dhe Eder Militao.
Pjesë e skuadrës do të jenë gjithashtu emra të rëndësishëm si Marquinhos, Bruno Guimaraes, Joelinton, Raphinha dhe Richarlison.
“Ky grup duhet të ketë një bërthamë lojtarësh që do të jenë të rëndësishëm për Kupën e Botës. Rreth kësaj bërthame, ne duhet të testojmë futbollistë që mund të jenë pjesë e skuadrës përfundimtare në të ardhmen”, u shpreh Ancelotti.
Brazili, që është kualifikuar tashmë për Botërorin 2026, do të përballet me Kilin në “Maracana” më 4 shtator, ndërsa më 9 shtator do të udhëtojë në Bolivi.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...