Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Gjermanisë, Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar, Zyra e BE-së në Kosovë dhe AGK, në nderim të Ditës së Pavarësisë së Ukrainës.
Me këtë rast, në fjalën e tij, ai tha se duke festuar këtu sot, ne bashkohemi jo vetëm me ata në Ukrainë, por edhe me njerëz në mbarë botën, në shënimin e 34-vjetorit të pavarësisë së një vendi që është bërë njëkohësisht më i famshmi në Evropë sot dhe një masë me të cilën gjykohet siguria e kontinentit tonë.
“Kosova e ka mbështetur prej kohësh luftën e Ukrainës për të mbrojtur integritetin e saj territorial dhe sovranitetin shtetëror, në mënyrë që ajo të ndërtojë një të ardhme të fortë në vend që të mbetet vazhdimisht e ekspozuar ndaj agresionit. Aktiviteti diplomatik i ditëve të fundit ka nënvizuar se sa qendrore mbetet kjo çështje”, tha kryeministri Kurti, duke shtuar se që nga fillimi i luftës, Kosova ka zgjedhur të mos jetë një vëzhgues, por iu bashkua Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe Mbretërisë së Bashkuar në vendosjen e sanksioneve dhe hapi dyert tona për gazetarët dhe të tjerët që kërkonin strehim dhe një vend të sigurt nga i cili të vazhdonin punën e tyre, dhe ndihmoi ushtrinë ukrainase përmes pakove ushtarake dhe trajnimeve në kuadër të operacionit “Inteflex”.
Para të pranishmëve të shumtë, në fjalën hyrëse, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, Kryeministri Kurti, ka uruar gjithë ukrainasit, duke konfirmuar se Kosova qëndron në solidaritet me Ukrainën në këtë rast solemn, e përkushtuar për të mbështetur pavarësinë dhe sovranitetin e saj në të gjithë territorin e saj dhe synimin për një të ardhme të sigurt, demokratike dhe paqësore./Arbresh.info/

Zelensky: Bisedimet në SHBA synojnë fundin real të luftës në...
Ferrari pranoi se funksionet me prekje janë më të lira se bu...
Robotët po shkojnë drejt luftës, ata po testohen në Ukrainë
Shefi i Pinterest bën thirrje për ndalimin e rrjeteve social...
Pse dhemb shpina gjatë gripit apo ftohjes? Arsyeja do t’ju b...
Humb jetën një grua në Gjakovë, bie nga ura e Moglicës