Mesfushori shqiptar Nedim Bajrami, nuk ka arritur të lërë përshtypjen e pritur te Rangers dhe së fundmi është lënë jashtë skuadrës për një ndeshje të kampionatit.
Kjo situatë ka nxitur thashethemet në mediat britanike dhe rrjetet sociale, ku përmenden interesime nga Sevilla në Spanjë dhe Udinese në Itali.
Raportimet sugjerojnë se një tarifë prej 4 deri 5 milionë euro mund të mjaftojë për ta bindur klubin skocez të pranojë shitjen.
Rangers e transferoi Bajramin verën e kaluar për një shifër prej 4 milionë eurosh, dhe tani synon të paktën ta rikuperojë atë shumë.
Kontrata e tij me klubin është e vlefshme deri në maj 2028, ndërsa sipas “Transfermarkt”, vlera aktuale e mesfushorit shqiptar në treg është rreth 3 milionë euro. /Telegrafi/
Fillon seanca gjyqësore ndaj ish-kreut të KEK-ut, Nagip Kras...
Gjashtë të vdekur nga zjarri në një autobus në Zvicër, dëshm...
Infantino: Trump më garantoi se Irani do të jetë i mirëpritu...
Arrestohet në Vlorë një 23-vjeçar nga Pejë, kapet duke tentu...
Përveçse e turpëroi pas 15 minutave lojë, Tudor as nuk e për...
Djegia e autobusit në Zvicër, ende nuk dihet nëse ka shqipta...