Ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se disa shtetas të Kosovës janë kthyer pas sot nga Ukraina, në pikën kufitare me Moldavinë.
Sipas Pacollit, këta shtetas jo vetëm që janë kthyer pas, por edhe janë ofenduar dhe maltretuar, madje, sipas tij, autoritetet ukrainase i kanë quajtur ata “terroristë”
Lidhur me këtë zhvillim, ish-presidenti i Kosovës thotë se populli ynë vazhdon të tregojë solidaritet dhe dhimbje për ta – ndërkohë që ata, sipas tij, na poshtërojnë.
“A nuk është koha të rishqyrtojmë qëndrimet tona ndaj atyre që nuk na respektojnë as dinjitetin më minimal?”, shtron pyetjen ndër të tjera Pacolli.
“Ka dhjetëra shtete që ende nuk e kanë njohur Kosovën, por pothuajse të gjitha u lejojnë qytetarëve tanë hyrjen me pasaportë kosovare. Sot, Ukraina ka kthyer shtetasit e Kosovës në pikën kufitare me Moldavinë – jo vetëm që i ka refuzuar, por i ka ofenduar dhe maltretuar, madje duke i quajtur “terroristë”. Ky nuk është rasti i parë: para disa vitesh, e njëjta Ukrainë veproi në mënyrë skandaloze me ekipin tonë kombëtar të futbollit, të cilët u detyruan të udhëtonin në Gjeorgji për të zhvilluar ndeshjen”, ka shkruar ai në faqen e tij zyrtare në Facebook.
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë