Një 31 vjeçar ka vdekur pasi nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve që mori nga rënia e një trungu druri, në rajonin e Gollakut
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prishtinë, Enis Pllana.
Sipas tij, rasti ka ndodhur rreth orës 17:00, kur policia është njoftuar për një person të lënduar rëndë.
“Rreth orës 17:00, policia ka pranuar një informatë për një person të lënduar rëndë (dyshohet si pasojë e rënies së një trungu druri). Personi i lënduar L. G., mashkull, 31 vjeç, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe i njëjti ka vdekur. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor. Njësitet policore, në koordinim me prokurorinë, po zhvillojnë hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit”, tha Pllana./Arbresh.info/
Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...
Çështja për administrimin e drejtësisë/ Në prill vijojnë sea...
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Rama i pakënaqur me punën e sekretariateve në parti, paralaj...