Policët e stacionit në Shtërpcë, në kuadër të planit operativ “Mbrojtja e pyjeve 2025”, kanë zhvilluar një operacion në mbrojtje të pyjeve dhe pasurisë natyrore të Parkut Kombëtar të Maleve të Sharrit.
Sipas njoftimit, me datën 23.08.2025 ,rreth orës 22:40, në rrugën e fshatrave Drajkovc – Kashtanjevë të Shtërpcës, policia ka ndaluar dy automjete (furgon) të tipit Fiat, të drejtuara nga personat B.Z. dhe L.H., të cilët po transportonin drunjë pa dokumentacionin përkatës.
Në koordinim me autoritetet e Parkut Kombëtar “Sharri”, drurët e prerë dhe automjetet e përdorura janë konfiskuar, ndërsa rasti është proceduar për trajtim të mëtejmë ligjor nga organet kompetente.
“Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar për zbatimin e planeve operacionale dhe mbrojtjen e pasurive natyrore të vendit.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Vitia: Kosova ka shënuar përparime të rëndësishme në luftën ...
IPK rekomandon suspendimin e një zyrtari policor në Fushë Ko...
Real Madrid po e monitoron Vitinhan dhe Enzon, por ka një pr...
Ndalohen 102 kg katalizatorë të bluar të padeklaruar në Vërm...
Starmer: Mandelson tradhtoi Britaninë me informacionet e dër...
Protesta për çlirimtarët merr mbështetje në Istog