Debutimi i Kristjan Asllanit me fanellën e Torinos është shtyrë për shkak të burokracive të Federatës Italiane të Futbollit.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, i transferuar së fundmi te “Granata”, nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e radhës në Serie A ndaj ish-ekipit të tij, Interit.
Lajmin e konfirmoi trajneri Marco Baroni në konferencën para ndeshjes.
“Burokracitë kanë bërë që Asllani të mos jetë nesër në fushë. Përveç Ismajlit, të cilin e dinim që nuk do ta kishim gati për takimet e para, edhe Kristjan Asllani humb ndeshjen me Inter-in”, tha Baroni.
Për 22-vjeçarin kjo do të ishte një sfidë e veçantë, pasi Torino do të përballej pikërisht me klubin ku ai ka kaluar dy vitet e fundit.
Tifozët “granata” duhet të presin ende për ta parë Asllanin në fushë me fanellën e re, teksa debutimi i tij pritet të vijë në javët në vazhdim.
Përfshihet nga zjarri një banesë në Elbasan
Përfundon seanca e thirrur për të diskutuar rreth presidenti...
Konjufca për opozitën dhe zgjedhjet: Populli thotë çka lyp e...
Glauk Konjufca dhe Fatmire Mulhaxha Kollçaku zyrtarisht tërh...
Konjufca me akuza, thotë se përmes presidentit po tentohet t...
Çitaku, VV-së: Zgjedhja e presidentit s’është hajgare, por o...