Haxhiu e quan skandaloz vendimin e PZAP-së për Listën Serbe: Të shihet mundësia për dërgimin në Supreme

12:59 | 24 Gusht 2025
E.H

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka quajtur vendim skandaloz vendimin e PZAP, për ta aprovuar ankesën e Listës Serbe kundër vendimit të KQZ-së për moscertifikimin e listës së kandidatëve të saj për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025.

“Është vendim skandaloz, nuk arrita ta lexoj në plotni por siç e pashë PZAP kanë urdhëruar KQZ që të bëjë certifikimin e Listën Serbe. Për mua është një vendim tejet i dëmshëm. Ngutia e PZAP pavarësisht që ka pasur kohë 72 orë, lë të nënkuptoj se ka pasur presione mbi këtë institucion”, ka thënë ajo.

“Duhet të shihet mundësia që ky vendim të dërgohet në Gjykatën Supreme”, ka vazhduar Haxhiu, në një deklarim para medieve në hollin e Kuvendit të Kosovës.

Me këtë vendim, PZAP e ka anuluar vendimin e KQZ-së të datës 21 gusht, në të cilin KQZ kishte refuzuar certifikimin e kandidatëve të Listës Serbe për shkak të vlerësimit se disa kandidatë nuk i përmbushnin kriteret ligjore për të qenë pjesë e garës zgjedhore.

PZAP i ka kërkuar KQZ-së që të bëjë certifikimin e listës së kandidatëve të Listës Serbe për komunat ku ka aplikuar për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale./RTK

LEXO EDHE:

PZAP obligon KQZ-në ta certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet e 12 tetorit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme