Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e partisë Guxo, Haxhi Avdyli ka folur para fillimit të seancës për konstituimin e Kuvendit.
Avdyli ka thënë se kryetari i Kuvendit bëhet një figurë politike me përkrahje të madhe
“Nuk është kjo dëshirë e PDK-së me na caktua neve një deputet me 10 mijë vota ndërkaq dikush me 120 mijë vota nuk bënë. Kanë me u propozua njerëz që kanë legjitimitet dhe përkrahje qytetare. Nuk mundemi me ra ne pre e kërkesave të PDK-së, nuk e kanë luksin me na caktu emrin. Ne i ftojmë për dialog për bashkëbisedim të gjetjes së një uniteti”, tha Avdyli.
Ai shtoi se nuk e kanë në plan që të kërkojnë përkrahje për formimin e Qeverisë, por se duhet të formohet Kuvendi e pastaj qeverinë ta formoj kushdo që i ka numrat.
“Këta nuk po duan që të vazhdojnë te krijimi i qeverisë, po donë me ja vazhdu mandatin Albin Kurtit. Kjo opozitë po del se janë adhurues sekret të Albin Kurtit sepse me këtë qasje nuk e kanë në plan ta rrëzojnë Albin Kurtin as në vitin 2026”,tha Avdyli.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...