Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm (24 gusht) në autostradën Durrës–Tiranë, në zonën e Sukthit, ku dy persona u përplasën me armë me policinë.
Bëhet e ditur se shërbimet e policisë kanë arrestuar dy persona që vodhën një automjet dhe më pas e përdorën për të kryer një vjedhje me dhunë në një karburant në Sukth.
Automjeti, i vjedhur më 20 gusht në zonën e Sektor Rina në Durrës, u përdor më 21 gusht rreth orës 03:40 për të grabitur paratë e xhiros në karburantin e Sukthit. Policia e Durrësit nisi ndjekjen e automjetit, duke kërkuar ndihmë edhe nga DVP Tiranë.
Gjatë ndjekjes, autorët hapën zjarr ndaj forcave të rendit.
Në shkëmbimin e zjarrit, njëri prej tyre, shtetasi A.D., 28 vjeç nga Bilalasi, Shijak, u plagos dhe u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm, në autostradën Durrës-Tiranë, te “Çifligu” në Sukth, shërbimet e Policisë konstatuan automjetin e vjedhur më datë 20.08.2025, në orën 20:30, në Sektor Rinia, Durrës, me të cilin, më datë 21.08.2025, rreth orës 03:40, sipas njoftimit të një shtetasi të punësuar në një karburant në Sukth, ishte grabitur me dhunë shuma e lekëve të xhiros.”- njofton policia.
Shërbimet e Policisë së Durrësit u vunë në ndjekje të automjetit, i cili po lëvizte me shpejtësi në drejtim të Tiranës, dhe u njoftua edhe DVP Tiranë për ndihmë.
Më tej Policia e Shteti njofton, se si pasojë e shpejtësisë së madhe, pa shkuar në Vorë, tek rrethrrotullimi i mbikalimit në rrugën dytësore që shkon për Shijak, automjeti doli nga rruga dhe, gjatë kësaj kohe, nga brenda tij u hap zjarr ndaj punonjësve të Policisë, të cilët, të gjendur përballë kësaj situate, u përgjigjën me zjarr, në kushtet e mbrojtjes së nevojshme. Si pasojë, u plagos njëri nga autorët, shtetasi A. D., 28 vjeç, banues në Bilalas, Shijak, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Autori tjetër, L.Ç., 27 vjeç, po nga Bilalasi, u neutralizua dhe arrestua pas rezistencës me armë ndaj policisë.
Në vendin e ngjarjes u sekuestrua një armë kallashnikov me dy krehra fishekësh, e përdorur nga autorët gjatë ngjarjes.
Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet nga Sektori për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në DVP Durrës për dokumentimin e plotë të ngjarjes./rtsh.al/
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...
Trump thotë se Izraeli do të jetë i gatshëm të përfundojë lu...
“ Ka shenja pendese, s’është i dhunshëm’’, flet avokati i Gj...
Sorensen takim me Hanrahan në ShBA, pas dakordimit me Kurtin...