Buxheti komunal për vitin fiskal 2026 do ta kap shifrën e 867.6 milionë eurove.
Kështu ka bërë të ditur ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati.
“Kjo paraqet një rritje të theksuar në raport me vitin paraprak, ndërsa kur e krahasojmë me fillimin e mandatit, rritja është mbi 320 milionë euro”, ka shkruar Murati në Facebook.
Ai tutje ka bërë të ditur se për vitin 2026 është marrë për bazë regjistrimi i fundit i popullsisë, e që sipas tij, rezulton me disa komuna me rënie të popullsisë.
“Megjithatë, si ministri jemi siguruar që asnjë komune të mos i zvogëlohet buxheti dhe të marrë së paku nivelin e njëjtë me vitin 2025, pavarësisht shifrave më të ulëta të banorëve. Qeveria për komunat!”, ka nënvizuar Murati.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...