Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me zëvendësministrin në detyrë të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Jeton Raka, vizitoi sot komunën e Shtimes. Aty u mirëpritën nga kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu.
Ata fillimisht vizituan punimet e sapofilluara për rivitalizimin e rrugës “Ibrahim Shabani”, rrugë kjo që lidh Shtimen me Ferizajn dhe Lipjanin, transmeton Arbresh.info.
“Rruga ka gjatësi dy kilometra dhe gjerësi prej pesë metrave. Vlera e projektit është 419,750 euro dhe financohet nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Punimet pritet të përfundojnë brenda një viti. Me këtë rast, kryeministri uroi punime të mbara dhe të shpejta, ashtu që banorët e kësaj zone ta gëzojnë sa më parë këtë projekt të rëndësishëm për ta”, thuhet në njoftim.

Nga aty, Kurti vazhdoi për në qytetin e Shtimes, ku mori pjesë në ceremoninë e përurimit të trasesë që lidh rrugën “12 Qershori” me “William Walker” në kuadër të unazës së vogël të qytetit, një investim në vlerë gati gjysmë milionë euro.
“Traseja është e gjatë 375 metra dhe gjerësi gjashtë metra, dhe ka të gjithë infrastrukturën përcjellëse, si rrjedhën e kanalizimit atmosferik, ndriçimin publik dhe trotuarin në dy anët. Me rastin e përurimit, ai u shpreh se shpesh vijmë e kthehemi në Shtime për shkak të investimeve të vlefshme, të cilat po i bëjmë edhe si Qeveri e Republikës së Kosovës, por edhe si Komunë e Shtimes, teksa falënderoi banorët për mikpritjen e përzemërt dhe i uroi për projektet që po finalizohen”, thuhet në njoftimin nga ZKM./Arbresh.info

Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...
Ambasadori i ri gjerman viziton Mitrovicën e Veriut, thotë s...