Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës do ta votonte për kryetar të Kuvendit Glauk Konjufcën apo Saranda Bogujevcin.
Ai tha se Konjufca ka qenë më korrekt gjatë punës së tij në krye të kuvendit.
“Sot e pam votimin e hapur për dy zonjat qe i propozoi LVV dhe nuk i morën votat e mjaftueshme. Kjo është një krizë e sajuar nga Kurti. PDK ka ofru zgjidhje, nuk do ta votonim Mimoza Kusari Lila për shkak të komunikimit me kriminelin Radojiçiq…Kurti nuk i ka numrat, as këta 57 deputetë që ia votuan znj.Haxhiun për kryetare të Kuvendit, pra nuk ka marrëveshje as me komunitete për qeverinë. Kriza reale është kur të vijmë tek Qeveria”, u shpreh Tahiri.
“Ne do ta votonim Konjufcën ose Bogujevcin, është hera e parë që po përmendim emra”, deklaroi Tahiri në T7.
Konstituimi i Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish sot, në seancën e parë pas publikimit të Aktgjykimit nga Gjykata Kushtetuese. Për dallim nga seancat e kaluara, Lëvizja Vetëvendosje propozoi sot dy kandidate për Kryeparlamentare, Albulena Haxhiun dhe Donika Gërvallën. Asnjëra prej tyre nuk arriti t’i marrë votat e nevojshme, pra 61.
Banka Botërore parashikon rritje ekonomike prej 3.7 për qind...
Ulutash raporton në selinë e NATO-s për situatën e sigurisë ...
Ulutas i falënderon aleatët në NATO që po mbështesin sigurin...
Dellova vërshohet nga ofertat, pritet të largohet nga CSKA S...
Milanoviq i quan marrëzira deklarimet serbe se Kroacia, Shqi...
Aksioni kundër call center në Tiranë, Europol publikon detaj...