Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe kandidatja e propozuar e VV-së për kryetare kuvendi, Donika Gërvalla, ka reaguar pas dështimit për t’u zgjedhur në këtë post dhe faktit që atë s’e votoi deputetja e VV-së, Shqipe Mehmeti Selimi.
Gërvalla reagoi me një thënie të babait të saj, Jusufit, duke shkruar se “rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe e vetmja rrugë e vërtetë për njeriun”.
“E thënë me fjalët e poetit: ‘Rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe e vetmja rrugë e vërtetë për njeriun. Dhe, kush u mundue për nder, nder ka gjetë!’”, shkroi Gërvalla.
Për mos-votimin e Gërvallës gjatë ditës ka reaguar deputetja Selimi, e cila tha se kjo ka të bëjë me disa postime të mëhershme të Gërvallës, e cila e pati quajtur Rexhep Selimin si njeri të botës së krimit.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...