Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi ka reaguar pasi e njëjta nuk mori pjesë në votimin e Donika Gërvallës për kryetare të Kuvendit.
Me anë të një postimi në Facebook, ajo tha se mospjesmarrja në votim nuk kishte të bënte me motive partiake, shkruan Arbresh.info.
Selimi tha se mosvotimi i Gërvallës është për arsye të postimit të bërë nga Gërvalla më 7 shkurt 2020
“Në përgjigje të interesimit të madh të mediave dhe opinionit publik lidhur me arsyen se pse nuk mora pjesë në votim gjatë seancës së sotme, dëshiroj të sqaroj se mospjesëmarrja ime nuk lidhet me motive partiake. Ajo ka të bëjë me një postim të datës 7 shkurt dhe 25 mars 2020, të cilin po e bashkëngjis në këtë shkrim. Këtë shpjegim po e bëjë për hir të transparencës dhe respektit ndaj opinionit, mediave dhe në veçanti, përkrahësve e votuesve të Lëvizjes Vetëvendosje. I falënderoj për mirëkuptimin kolegët, aktivistët dhe votuesit e Lëvizjes.”, ka shkruar Selimi./Arbresh.info/

LEXO EDHE:
Shqipe Selimi nuk pati votë për të/ Çka kishte thënë Donika Gërvalla për Rexhep Selimin?
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...