
NEWCASTLE UPON TYNE, ENGLAND - APRIL 16: Alexander Isak of Newcastle United celebrates scoring his team's fifth goal during the Premier League match between Newcastle United FC and Crystal Palace FC at St James' Park on April 16, 2025 in Newcastle upon Tyne, England. (Photo by George Wood/Getty Images)
Alexander Isak “thyen” heshtjen dhe reagon pas gjithë lajmeve për një largim të mundshëm nga Newcastle.
Pasi u zgjedh në formacionin e sezonit të Premier Leagues për edicionin 2024/25, nga vetë futbollistët e elitës së futbollit anglez, suedezi reagoi përmes një postimi në “instastory”, shkruan Arbresh.info.

Ai fillimisht ka falënderuar të gjithë ata që e kanë votuar për të qenë pjesë e 11-shet më të mirë të sezonit.
“Jam krenar që jam vlerësuar nga kolegët e mi profesionistë me një vend në Ekipin e Sezonit të Premier League nga PFA për 2024/25. Para së gjithash dua të falënderoj bashkëlojtarët e mi dhe të gjithë në Neëcastle United që më kanë mbështetur gjatë gjithë rrugës”, tha fillimisht ai.
Më tej ai ka treguar se nuk ka marrë pjesë në ceremoni dhe arsyen pse nuk ka shkuar.
“Nuk jam në ceremoninë e sotme. Me gjithçka që po ndodh, nuk më dukej e drejtë të isha aty. Kam heshtur për një kohë të gjatë, ndërkohë që të tjerët kanë folur”, shtoi suedezi.
Më pas ai ka folur rreth situatës së tij tek Newacstle, dhe raportimeve për një kalim tek Liverpooli.
“Kjo heshtje u ka lejuar njerëzve të shtyjnë versionin e tyre të ngjarjeve, edhe pse e dinë që nuk pasqyron atë që vërtet është thënë dhe rënë dakord pas dyerve të mbyllura. E vërteta është që premtime janë bërë dhe klubi e ka ditur pozicionin tim prej kohësh. Të veprosh sikur këto çështje po shfaqen vetëm tani, është mashtruese.”
“Kur premtimet thyhen dhe besimi humbet, marrëdhënia nuk mund të vazhdojë. Kjo është situata ime tani – dhe përse ndryshimi është në interesin më të mirë të të gjithëve, jo vetëm timin”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se Isak dëshiron largimin nga klubi, mirëpo skuadra nuk po e pranon një gjë të tillë. Madje ata kanë refuzuar dy oferta marramendëse të Liverpoolit në drejtim të tyre.
Isak nuk është duke stërvitur me klubin, madje as nuk ka dashur të luaj as në para-sezon dhe as tani në Premier League.
Futbollisti dëshiron largimin drejt Liverpoolit. Mbetet të shihet deri në fund të merkatos nëse do të ndodh një lëvizje e tillë.
Isak iu bashkua Newcaslte nga Real Sociedadi në verën e vitit 2022 dhe ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2028./Arbresh.info/
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...