Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka reaguar ndaj shqetësimeve të ngritura në opinion për mungesën e barnave që parandalojnë gjakderdhjen tek pacientet që marrin shërbime obstetrike.
Sipas institucionit, pacientet nuk kanë arsye për panik, pasi trajtimi i nevojshëm po ofrohet pa ndërprerje, shkruan Arbresh.info
“Asnjë paciente e hospitalizuar nuk detyrohet të blejë barin që parandalon gjakderdhjen”, thuhet në komunikatën zyrtare të SHSKUK-së, duke sqaruar se në mungesë të metilergometrinës, përdoret alternativa mjekësore oksitocina, e cila ka efekt të njëjtë.
“Oksitocina mbulon nevojat terapeutike sipas standardeve mjekësore dhe e posedojmë në sasi të mjaftueshme”, thekson SHSKUK.
Në njoftim thuhet gjithashtu se, ndonëse është hapur procedurë e rregullt e prokurimit për furnizim me metilergometrinë, “nuk ka pasur ofertues”, gjë që ka pamundësuar sigurimin e këtij produkti në mënyrë të drejtpërdrejtë.
“Rikujtojmë se oksitocina që përdoret në ShSKUK mbulon plotësisht trajtimin mjekësor në rastet e gjakderdhjeve, dhe nuk ka nevojë për shqetësim apo panik tek pacientet”, thuhet në fund të reagimit./Arbresh.info
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...