“Vetëvendosje s’mund t’a propozojë Albulena Haxhiun, sipas Kushtetutës duhet ta ndërroj kandidatin”

10:46 | 19 Gusht 2025
Gita

Pas publikimit të aktgjykimit të plotë mbi çështjen e konstituimit të Kuvendit nga Gjykata Kushtetuese, njohësit e çështjeve të drejtësisë thonë se tashmë Vetëvendosje nuk mund ta propozojë albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit.

Gjykata Kushtetuese nw aktgjykimin e saj që u publikua i plotë një ditë më parë (të hënën), u  dha deputetëve afat prej 30 ditësh për të zgjedhur kryeparlamentarin e ri përmes votimit të hapur, duke përcaktuar se i njëjti kandidat mund të votohet vetëm tri herë dhe se të gjithë deputetët duhet të marrin pjesë në votim, raporton Arbresh.info.

Përfaqësuesi i organizatës “Demokracia Plus”, Albert Krasniqi, thekson Lëvizja Vetëvendosje si partia e parë të cilës i takon të propozoj kandidatin për kryeparlamentar/e, duhet ta ndërroj emrin e kandidates së deritanuishme, pas dështimit të zgjedhet për pesë herë radhazi.

“Duke qenë se votimi për kandidat/e për kryetar/e të Kuvendit nuk mund të përsëritet më shumë se tre herë për të njëjtin person, dhe se propozimi i parë i LVV-së për kandidaten Albulena Haxhiu ka qenë i pasuksesshëm për pesë herë, ajo nuk mund të rikandidohet sërish. Në vijimin e seancës konstituive, LVV duhet të propozojë një kandidat/e tjetër për këtë post”, ka shkruar Krasniqi./Arbresh.info/

 

Të ngjashme