Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila shpalli të pavlefshme seancat e Kuvendit të mbajtura nga 27 qershori deri më 26 korrik 2025, për shkak të veprimeve kundërkushtetuese të Kryesuesit të Seancës Konstituive.
Sipas Krasniqit, vendimi është i detyrueshëm dhe duhet të zbatohet pa vonesa.
“Kryesuesi është i detyruar të vazhdojë procedurat për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit me votim të hapur. Ky është një vendim i prerë dhe nuk ka më hapësirë për interpretime apo zvarritje”, deklaroi ai.
Kryetari i PDK-së i bëri thirrje Kryesuesit që ta thërrasë sa më shpejt seancën e radhës, duke theksuar se Kosova ka nevojë për institucione funksionale dhe se çdo vonesë është dëm për qytetarët dhe për shtetin.
Ndryshe, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin e plotë lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit.
Më 8 gusht, Kushtetuesja ka urdhëruar Kuvendin që brenda 30-ditësh të zgjedhë kryeparlamentarin e ri përmes votimit të hapur, duke e hedhur në votim të njëjtin kandidat jo më shumë se tri herë.
Me publikimin e aktgjykimit të plotë, nis edhe rrjedhja e afatit 30-ditor, që nënkupton se deputetët nga sot mund të mblidhen për të konstituuar Kuvendin./Arbresh.info/
Kamberi: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit me Ko...
Kërcënimet e Vuçiqit, ministri Nufi: Ndihemi të sigurt, Shqi...
Aksident me fatalitet në Prizren, vdes një 29 vjeçar
Lirohet Gjesti
Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet b...
Kosova s’do të ketë më terminale private