Avokati i terroristit serb Milan Radoiçiq, Goran Petronijeviq, nuk e ka fshehur gëzimin e tij për pranimin e provave serbe nga Gjykata Speciale në Hagë.
Në arkivat serbe, siç thotë ai, ka dokumentacion me cilësi jashtëzakonisht të lartë.
“Një pjesë e madhe e tij iu dorëzua Tribunalit të Hagës në procesin që u zhvillua kundër Ramush Haradinajt dhe disa anëtarëve të tjerë të UÇK-së. Nuk e di nëse në këtë rast është dokumentacioni që mund të jetë marrë nga Tribunali i Hagës apo nëse është dokumentacion që është marrë nga autoritetet tona shtetërore. Qofshin dokumente ushtarake, policore, gjyqësore, shtetërore apo edhe private, këto janë prova me cilësi jashtëzakonisht të lartë dhe çdo gjykatë duhet t’i vlerësojë ato”, pohon Petronijeviq.
Pranimi i “provave” të MUP-it serb nga ana e Gjykatës Speciale, ka ngjallur reagime të shumta në Kosovë.
ASK publikon raportin ReKos 2024: Papunësia në Kosovë 13,9%,...
Festat e Bajramit rikthejnë jetën në fshatin pothuajse të br...
Mbrojtja e markave tregtare në Kosovë
Roma do të jetë një muaj pa mesfushorin kryesor
Tragjedia në Vjenë: Nesër varroset në Prizren njëri nga vikt...
Khamenei i ri sulmon Izraelin: Kreu sulmet në Turqi dhe Oman...