Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave ka bërë të ditur se në gjithë vendin janë regjistruar gjithsej 87 vatra zjarri. Prej tyre, 79 janë lokalizuar, ndërsa 8 vatra vazhdojnë të jenë aktive.
Sipas njoftimit, menaxhimi i situatës po bëhet në koordinim të plotë me Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, të cilët janë në terren për të kontrolluar dhe shuar flakët.
“Agjencia bën apel të gjithë qytetarëve për kujdes të shtuar dhe i kërkon të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr. Çdo vatër zjarri duhet të raportohet menjëherë në numrat emergjentë 112, 193 dhe 192”, thuhet në njoftim.
Në fund, Agjencia shpreh mirënjohje për përkushtimin dhe angazhimin e Pjesëtareve të Njësive Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, të cilët po punojnë pa u lodhur në terren për të garantuar sigurinë e qytetarëve./Arbresh.info/
“E çojke vala djalin, ma dha Zoti fuqinë”, flet personi që e...
Komuna e Prishtinës hap konkurs për projektimin e Memorialit...
Ilir Meta ankimon serish masën e sigurisë, kërkon lirinë në ...
Inter me dy mungesa të mëdha për sfidën ndaj Dortmundit
Lot dhe emocione, Greta merr propozim për martesë nga partne...
30 komuna përmbyllin procesin e rinumërimit