AC Milan e nis aventurën për Kupën e Italisë sonte në ndeshjen e rrethit të 1/32 së finales ndaj Barit.
Takimi nis nga ora 21:15 dhe luhet në “San Siro”, shkruan Arbresh.info.
Trajneri Max Allegri, ka bërë të ditur tashmë edhe formacionin zyrtar për këtë sfidë.
Futbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut i cili paraqitet për kombëtaren e Zvicrës, është lënë në bankën rezervë për këtë sfidë nga trajneri italian.
Në formacionin startues për këtë sfidë nuk është as legjenda kroate, Luka Modric i cili djersiti fanellën e Real Madridit 13 vitet e fundit. Sikurse Jashari edhe Modric u transferua këtë verë tek Milani, mirëpo 39-vjeçari erdhi si lojtar i lirë.
Ky është formacioni i Milanit për këtë takim:
Jashari u transferua javë më parë tek Milani nga Club Brugge, ku pata paraqitje të mira me ta.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...