Prishtina ka shënuar fitore me mjaft vështirësi tek Dukagjini në ndeshjen hapëse të elitës së futbollit kosovar me rezultat 3-2.
Edhe pse bardhekaltrit e nisën jashtëzakonisht mirë ndeshjen duke shkuar në epërsi prej dy golash në pushimin mes pjesëve, vendasit nuk u dorëzuan dhe zhvilluan një ndeshje të jashtëzakonshme, shkruan Arbresh.info.
Pas dhjetë minutave lojë, Prishtina shënoi me Ilievskin pas asistimit të Veliut.
Kurse Blend Baftiu në minutën e 26-të e realizoi golin e dytë. Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.
Me të nisur pjesa e dytë vendasit shënuan dhe rihapën ndeshjen me golin e Meris Maliqit.
Dukagjini nuk ndali sulmet dhe barazoi në minutën e 67-të me golin e Egzon Sinanit.
Por, Prishtina u këndell dhe tetë minuta para fundit, Valmir Veliu shënoi golin e fitores për 3-2.
Deri në fund nuk pati gola tjerë dhe kryeqytetasit e nisin me fitore edicionin e ri. Xhiron e dytë, Prishtina takohet me Llapin në shtëpi, derisa Dukagjini luan me Gjilanin./Arbresh.info
Almir Kryeziu “Ylli i Javës” në Superligën e Kos...
J’von McCorrmick, MVP i javës në Superligën e Kosovës
Haxhiu takon Ambasadorin e Sllovenisë, flasin për shkëmbimin...
Gjykata i bën thirrje për dorëzim serbit të akuzuar për krim...
Protestojnë punëtorët e “Prishtina Parking”, paralajmërohet ...
Orav përshëndetet me Kurtin: Institucionet të jenë funksiona...