Mbyllen pjesët e para në ndeshjet e javës së parë në elitën e futbollit kosovar, këto janë rezultatet

17:28 | 17 Gusht 2025
D.H

Xhiroja e parë e Superligës së Kosovës ka nisur sot ku në program janë katër ndeshje. Të gjitha takimet kanë nisur nga ora 16:30, dhe tashmë janë mbyllur pjesët e para.

Kampionia në fuqi Drita është duke u mposhtur në Ferizaj me rezultat minimal 1-0, shkruan Arbresh.info.

Drita iu vështiruan punët edhe më shumë pasi Ovuka u ndëshkua me karton të kuq.

Prishtina është duke fituar në udhëtim tek Dukagjini me rezultat 2-0. Golat i shënuan Ilievski dhe Blend Baftiu.

Edhe Prishtina e Re po shënon fitore në ndeshjen e saj debutuese në elitë, kryeqytetasit po fitojnë pas golit të shënuar nga Toni Gomes në minutat shtesë të pjesës së parë.

E vetmja sfidë që nuk ka prodhuar gol deri më tani është ajo mes Llapit e Drenicës. Pas 45 minutave ndeshja është 0-0./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale