Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion në qytetin e Prizrenit për largimin e lëmosh-kërkuesve nga hapësirat publike, duke e cilësuar këtë fenomen si shqetësim për rendin dhe qetësinë publike.
Në njoftimin e Policise thuhet se “lëmosh-kërkimi në Prizren paraqet shqetësim për rendin dhe qetësinë publike, duke krijuar ndjenjë pasigurie te qytetarët dhe duke cenuar imazhin e qytetit.”
Aksioni u zhvillua në orët e para të mëngjesit të sotëm, me fillim nga ora 08:00, dhe u realizua nga njësitë sektoriale të Stacionit Policor në Prizren, në kuadër të planit operativ të koduar “Lëmosh-Kërkuesit”.
Si rezultat i operacionit:
Janë identifikuar pesë persona që kërkonin lëmosh në hapësira publike.
Katër prej tyre janë sanksionuar me tiketa për kundërvajtje, bazuar në Ligjin për Prishjen e Rendit dhe Qetësisë Publike.
Njëri nga personat e ndaluar nuk posedonte dokument identifikimi. Në këtë rast, “është njoftuar pika kufitare në Vërmicë, konkretisht njësiti i Vijës së Gjelbër, i cili ka marrë në dorëzim personin për trajtim të mëtejshëm të rastit”.
Policia e Kosovës thekson se “mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe në garantimin e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët” dhe u bën thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo veprim që cenon sigurinë publike.
Masakra e Belegut dhe dështimi i drejtësisë ndërkombëtare
Një shtëpi në Gjakovë përfshihet nga zjarri, arrestohet i dy...
Dyshuesit e drogës kapen pas përplasjes dhe ndjekjes nga pol...
61 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, rreth 1 mijë e 800...
Zelensky: Ukraina ka nevojë për 700 mijë tonë karburant në m...
Aksident në rrugën Korçë-Maliq, lëndohen babai me dy fëmijët...