Një 85-vjeçar vdiq sot si pasojë e një aksidenti trafiku në rrugën “Ardian Krasniqi” në Pejë, i cili u godit nga një një kamion me rimorkio derisa ishte duke lëvizur me karrocё pёr persona me aftёsi tё kufizuara.
Për këtë rast është ndaluar shoferi i kamionit, i cili është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Ju informojmë se me datën 15 gusht 2025, rreth orës 09:45, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën ‘Adrian Kransiqi’ nё Pejё.Nё vendin e ngjarjёs kanё dalё njёsitet kompetente tё Njesitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor (NJRKRR). Nё kёtё aksident ishin tё involvuara njё kamion me targa vendore i cili drejtohej nga i dyshuari dhe njё karrocё pёr persona me aftёsi tё kufizuara e cila drejtohej nga viktima. Deri te ky aksident dyshohet se ka ardhur, deri sa drejtuesi i kamionit ishte duke qarkulluar nё atё rrugё, duke mos i kushtuar vёmendje pjesёmarrёsve tё tjerё nё komunikacion e ka goditur viktimën, i cili sipas ekipit mjkёsor ka ndёrruar jetё nё vendin e ngjarjёs. Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, ndёrsa i dyshuari ndalohet pёr 48- orё”, tha policia në një komunikatë për media.
Kryetari Basha uron besimtarët katolikë për Festën e Krishtl...
Reshje bore dhe temperatura në minus, ky është moti për sot
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi