Ballkani është mposhtur bindshëm në ndeshjen e kthimit nga Shamrock Rovers në Irlandë me rezultat 4-0, në kuadër të rrethit të tretë kualifikues për Ligën e Konferencës.
Ani pse e fituan ndeshjen e parë në Prishtinë 1-0, suharekasit eliminohen me rezultat të përgjithshëm 4-1 nga dy ndeshjet, shkruan Arbresh.info.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-0, ku irlandezët shënuan në minutën e parë të kohës shtesë me anë të Gaffney.
Po i njëjti shënoi edhe në minutën e 48-të pas një gabimi në mbrojtje të skuadrës suharekase.
Tjetër gafë pati edhe në minutën e 55-të në ndeshje, ku Shamrocku realizoi edhe golin e tretë me anë të Honohan.
Kurse epilogu final 4-0 në ndeshje e dha Burke në minutën e 67-të.
Kështu Ballkani eliminohet nga garat evropiane në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës. Shamrocku në play-off do të përballet me Santa Claran./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...