Drita u mposht edhe në ndeshjen e kthimit nga FCSB me rezultat 3-1 në kuadër të rrethit të tretë kupër Ligën e Evropës.
Rezultati i përgjithshëm nga dy takimet ishte 6-3, shkruan Arbresh.info.
FCSB e nisi pë mrekulli takimin ku shënoi në minutën e parë me anë të Cisottit.
Kurse për 2-0 shënoi Miculescu në minutën e 18-të.
Drita nuk pati ndonjë rast të mirë gjatë kësaj pjese.
Pjesa e dytë nisi furishëm për Dritën ku realizuan gol në minutën e 52-të.
Pas këtij goli, Drita mori lojën nën kontrollë dhe pati dy mundësi të arta shënimi por sulmuesit gjilanas nuk i finalizuan.
Pas 68 minutat lojë, kapiteni Rron Broja u ndëshkua me karton të kuq dhe e la Dritën me 10 lojtarë në fushë.
Këtë e shfrytëzuan rumunët të cilën realizuan me Politic në minutën e 85-të.
Deri në fund gola tjerë nuk pati dhe kështu eliminohet nga Liga e Evropës.
Pas kësaj humbje, Drita garën e vazhdon garën për një vend në Evropë në fazën e play-offit të Ligës së Konferencës ku e pret Differdange 03./Arbresh.info
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”