Dyshja e kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi kanë qenë protagonist kryesor në fitoren e sotme të Sparta Prague ndaj Ararat-Armenias.
Skuadra çeke fitoi edhe ndeshjen e kthimit me rezultat 2-1 në kuadër të rrethit të tretë kualifikues për Ligën e Konferencës, shkruan Arbresh.info.
Rezultat i përgjithshëm nga dy ndeshjet ishte 6-2, dhe kështu çekët siguruan play-offin e Ligës së Komferencës.
Albion Rrahmani shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e 23-të.
Por rezultati u barazua tetë minuta më vonë nga penalltia me anë të Balantas.
Në minutën e 87-të vendasit mbetën me një lojtar më pak ku me karton të kuq u ndëshkua Querios.
Golin e fitores për Spartan e shënoi ylli tjetër dardan i Spartas, Ermal Krasniqi në minutën e dytë shtesë.
Sparta në play-off e pret fituesin e ndeshjes Riga – Jerusalam, ku rezultati nga ndeshja e parë është 3-0 në të mirë të letonezëve./Arbresh.info
Kurti pret Sorensenin nesër në Prishtinë
Punime në rrugë, mbyllet përkohësisht një segment në Obiliq
Irani nis sulm të përbashkët me Hezbollahun ndaj Izraelit
Maqedonci: Mbi 1 miliard euro për modernizimin e ushtrisë së...
Një pjesë e Ferizajt mbetet pa rrymë, KEDS del me njoftim
Lojtari që kaloi shtatë sezone pa luajtur te Chelsea, edhe p...