Ardon Jashari gjatë ditës së sotme u prezantua si lojtar i Milanit.
Futbollist i cili përfaqëson Zvicrën, në konferencën për shtyp gjatë preznatimit ndër të tjera u pyet edhe për kapitenin e tij tek kombëtarja helvete, Granit Xhakën, shkruan Arbresh.info.
Jashari theksoi se sikurse Xhaka edhe ai ka mentalitet fitues dhe zjarr brenda vetes.
“Xhaka e ka një karakter të fortë dhe është edhe lojtar i madh. Kam mësuar shumë nga ai. Ne jemi rritur njëjtë, ne e kemi këtë mentalitet fituesi, këtë vendosmëri dhe një zjarr brenda vetes. Ne gjithmonë japim gjithçka nga vetja, e kemi atë ‘grintën’ brenda. Kur jemi në fushën e futbollit, duam të fitojmë gjithmonë. Unë dua të kontribuoj dhe ta transmetoj ‘zjarrin’ tim tek ekipi. Shpesh, ekipi që i ka këto më shumë – fiton”, deklaroi 23 vjeçari.
Jashari u transferua tek Milani nga gjiganti belg, Club Brugge, dhe ka nënshkruar një kontratë me Rosonerët që e mban të lidhur deri verën e vitit 2030./Arbresh.info
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën