Policia në Ferizaj më 13.08.2025, në dy raste të ndara në Ferizaj ka ndërhyrë dhe ka sekuestruar dy armë zjarri.
Në ora 11:00 një grua ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht dhe kërcënuar nga bashkëshorti i saj mashkull, kosovar, i moshës 43 vjeç.
“Nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë gjysmëautomatike dhe 9 fishekë. Me vendim të prokurorit të shtetit, pas intervistimit nga policia është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftim.
Ndërsa në ora 22:30 gjatë një ahengu familjar në Ferizaj, i dyshuari mashkull, kosovar, i moshës 61 vjeç, kishte shtënë disa herë në ajër me armë zjarri.
“Në këtë rast është konfiskuar një armë dhe 6 gëzhoja. Pas intervistimit nga policia, me vendim të prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim
Në të dy rastet janë iniciuar veprat penale për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dhe “Lëndim i lehtë trupor “, ndërsa në rastin e dytë edhe për “Përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm”./Arbresh.info

Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...