Parisi ka fituar Superkupën e Evropës ndaj Tottenhamit pas ekzekutimit të penalltive, ku francezët ishin më të saktë në lotarinë e penalltive.
Skuadra e Luis Enriqeues triumfoi 4-3 në penallti për t’u shpallur kampion i Evropës, shkruan Arbresh.info.
Koha e rregullt u mbyll 2-2, pas një rikthim të fuqishëm të Parisit në pesë minutat e fundit të ndeshjes.
Ndeshja nisi për mrekulli për Spurs ku krijuan shumë raste por pa i finalizuar dot deri në minutën e 39-të. Pas një goditje të lirë, londinezët arritën të shënonin golin e parë me anë të Van der Ven.
Pjesa e parë u mbyllë me atë rezultat. Edhe etapa e dytë nisi furishëm për skuadrën e Thomas Frank, ku në minutën e 48-të, gjetën edhe golin e dytë me anë të argjentinasit, Cristian Romero.
PSG nuk bëri asgjë deri në minutën e 85-të ku rihapi sfidën me golin e Lee Kang-in.
Ndërsa kur të gjithë po prisnin për triumfin e Spurs, në skenë u shfaq portugezi Goncalo Romas, ku realizoi për 2-2 pas një asistimi fenomenal të Ousmane Dembeles.
Kështu ndeshja shkoi në penallti, edhe 11-metërshat më mirë i nisin anglezët ku shënuan në dy të parat, kurse tek PSG, fillimisht gaboi Vitinha.
Por Van der Ven dhe Tel u shndërruan në fytyra tragjike të anlgezëve, ku gabuan në ekzekutime, të parit ia priti Chevalieri kurse i dyti gjuajti jashtë.
Tek PSG përveç Vitinhas, të saktë ishin Dembele, Ramos, Lee Kang-in dhe Nuno Mendes.
Kjo është hera e parë në histori që Parisi triumfon këtë kompeticion./Arbresh.info
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...
Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...
Gruaja e lënduar dërgohet dy herë në spitalin e Mitrovicës d...