Fatmir Limaj, lider i Nismës Socialdemokrate, ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese kishte rrugë të qartë për të vendosur mbi vonesat në konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Ai theksoi se, që nga aktgjykimi i 26 qershorit, afatet kushtetuese nuk janë respektuar për shkak të veprimeve të jashtëligjshme të deputetëve dhe komisioneve parlamentare.
“Dhe për sa kohë deputetët s’kanë pas mundësi votimi, praktikisht s’ka mund me ushtru detyrën. Veprimet kanë qenë të jashtëligjshme. Në dy ditët e fundit (para përfundimit të afatit) e dhash atë qëndrim duke parë situatën, isha e bindur se afatet s’ishin përdorur, dhe mendova që Gjykata do të marrë këtë vendim sepse s’ka rrugë tjetër. Një muaj ditë kemi qenë në situatë joligjore, prandaj edhe s’ka ec afati kushtetues”, ka thënë Limaj në Debat Plus.
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir