Në orën 23:59 të ditës së sotme (13 gusht) do të mbyllet afati për subjektet politike për të dorëzuar listat me emrat e kandidatëve që do të garojnë në Zgjedhjet Lokale të 12 tetorit 2025.
Deri më tani, dhjetëra subjekte politike kanë përfunduar aplikimin e tyre dhe shumë të tjera në në proces e sipër.
Kështu ka bërë të ditur për Arbresh.info, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka shtuar se pas përfundimit të këtij procesi, KQZ do të njoftojë të enjten për të gjitha subjektet aplikuese dhe numrin e kandidatëve.
Më tej, Elezi ka treguar se KQZ-ja pritet të mblidhet më 14 gusht dhe në rend të ditës pritet të jetë certifikimi i grupit të dytë të subjekteve të ndryshme politike dhe kandidatëve të tyre.
Gjatë ditës, Elezi ka treguar se afati për aplikim nuk mund të shtyhet, pasi që sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, aplikimet për certifikim duhet të dorëzohen deri në 60 ditë para zgjedhjeve.
‘‘Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, aplikimet për certifikim të dorëzohen deri në 60 ditë para zgjedhjeve. Pra, afati i fundit i vendosur nga KQZ, data 13 gusht 2025, ora 23:59, është në përputhje me këtë ligj dhe si i tillë nuk mund të ndryshohet”, ka thënë Elezi.
Deri më tani, KQZ ka arritur të certifikojë grupin e parë me 10 subjekte politike, prej të cilave 2 iniciativa qytetare dhe 8 kanidatë të pavarur.
Numri i përgjithshëm i kandidatëve, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është: 64 kandidatë, prej të cilëve 5 kandiatë për Kryetarë të Komunave dhe 59 për anëtarë të Kuvendeve Komunale.
Orët e fundit për kandidaturat, KQZ mblidhet nesër për certifikimin e radhës
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit