Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrullah Çeku, ka dorëzuar sot listën e kandidatëve për Kuvendin e Komunës së Prishtinës.
Ai përmes një shkrimi në Facebook tha se kjo listë “mishëron zërin e punëtorëve, të rinjve, grave, profesionistëve dhe aktivistëve”, duke theksuar se 48% e saj përbëhet nga gra, me një grua bartëse të listës dhe gjashtë gra në dhjetëshen e parë.
Sipas Çekut, përfshirja e grave nuk është “dekor”, por “bosht i vizionit politik” të subjektit që ai përfaqëson. Ai e përshkroi listën si “listën e fitores së përbashkët” që sjell dije, përvojë, guxim për të sfiduar padrejtësitë dhe integritet të palëkundur.
“Një listë që do ta kthejë qeverisjen e kryeqytetit në shërbim të shumicës, jo të pakicës së privilegjuar”, shtoi ai, duke e mbyllur me mesazhin për “Prishtinën tonë të barabartë, të gjallë dhe të drejtë”./Arbresh.info/
Nesër varroset Ilaz Brahimi, i cili u vra nga e dashura e ti...
Vjen reagimi i Elijones pas vdekjes së xhaxhait: Jam duke e ...
Nënshkruhen marrëveshjet në vlerë 96 milionë euro me Bankën ...
Rriten çmimet e derivateve – ekonomistët: Të ulet akciza dhe...
Plagosi me armë zjarri një 39-vjeçar gjatë një konflikti, ka...
Aksion i madh policor në Prishtinë, raportohet për arrestimi...