Gjykata Themelore e Prishtinës, ia ka caktuar një muaj paraburgim Top Kolshit, i dyshuar për vrasjen e Enver Bajraktarit në Baicë të Lipjanit.
Në njoftimin e kësaj gjykate, thuhet se i pandehuri kishte edhe të kaluar kriminale.
Sipas organit të drejtësisë, Kolshi, kishte edhe dy aktgjykime të plotfuqishme, njëri prej të cilëve thuhej viktimë kishte qenë tanimë i ndjeri.
“Gjykata gjithashtu konstatoj se duke marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes, e po ashtu faktin se pas kryerjes së veprës penale i pandehuri ka fshehur trupin e pajetë, i cili më pas është gjetur i groposur, pa përjashtuar edhe të kaluarën e tij kriminale, pasi pandehuri ka edhe 2 Aktgjykime të plotfuqishme njëri prej të cilëve ka të bëjë me një rast që besohet se viktimë ka qenë tani i ndjeri, për çka me lënien e tij në liri, ekziston mundësia e kryerjes së ndonjë vepre tjetër të natyrës së njëjtë apo të ngjashme”, thuhet nga Gjykata Themelore e Prishtinës.
LEXO EDHE:
Enver Bajraktari u godit, u ngulfat e më pas u gropos – Detaje nga vrasja në Baicë
“E çojke vala djalin, ma dha Zoti fuqinë”, flet personi që e...
Komuna e Prishtinës hap konkurs për projektimin e Memorialit...
Ilir Meta ankimon serish masën e sigurisë, kërkon lirinë në ...
Inter me dy mungesa të mëdha për sfidën ndaj Dortmundit
Lot dhe emocione, Greta merr propozim për martesë nga partne...
30 komuna përmbyllin procesin e rinumërimit