Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka njoftuar se sot ka pranuar aktvendimin e Gjykatës Komerciale – Shkalla e Dytë, lidhur me masën e sigurisë për çështjen e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike.
Në komunikatën për media, ZRrE bën të ditur se kjo gjykatë ka aprovuar ankesën e tyre dhe ka ndryshuar pikën IV të Aktgjykimit KA.nr.301/25 të Gjykatës Komerciale – Shkalla e Parë, duke refuzuar padinë për shtyrjen e këtij procesi.
ZRrE u ka bërë thirrje konsumatorëve komercialë, të cilët janë të obliguar të operojnë në tregun e lirë, por ende nuk kanë lidhur kontratë për furnizim me energji elektrike, që të veprojnë pa vonesë dhe të zgjedhin një nga furnizuesit e licencuar, të publikuar në faqen zyrtare të ZRrE-së.
Sipas njoftimit, nga data 16 gusht 2025, të gjithë konsumatorët komercialë që nuk kanë nënshkruar kontratë me një nga furnizuesit e licencuar do të shkëputen nga rrjeti energjetik.
“ZRrE u bën thirrje të gjithë konsumatorëve komercialë që duhet të jenë në treg të lirë dhe që ende nuk kanë lidhur kontratë komerciale të furnizimit me energji elektrike, të veprojnë pa vonesë dhe të zgjedhin një nga furnizuesit e licencuar të publikuar në faqen zyrtare të ZRrE, sepse nga data e 16.08.2025 konsumatorët komercial të cilët nuk kanë nënshkruar kontratë komerciale me një nga furnizuesit e licencuar do të ndërpriten nga rrjeti energjetik.
ZRrE mbetet e përkushtuar për të garantuar një treg te energjisë elektrike të drejtë, funksional dhe konkurrues, në shërbim të konsumatorëve dhe në përputhje me legjislacionin vendor dhe standardet evropiane”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...