Një tjetër viktimë dyshohet se është regjistruar në qarkun e Elbasanit si pasojë e zjarreve që kanë pushtuar vendin.
Pas 80-vjeçarit i cili humbi jetën një ditë më parë pasi ndez zjarr në oborrin e shtëpisë së tij, duke shkaktuar përhapjen e flakëve në terren dhe rrezikun e madh për banorët dhe pronat e zonës, A2 CNN mëson se një tjetër person dyshohet se ka vdekur si pasojë e asfiksisë nga zjarri.
Ndërsa raportohet edhe për shumë të tjerë janë asfiksuar, A2 CNN mëson se dhjetëra banesa janë të shkrumbuara plotësisht, ndërsa fshatrat të cilat u rrethuan nga flakët një ditë më parë; Kullollas, Bletëz, Skënderbegas, Menkollare, Zenelas, Harunas, janë djegur plotësisht, ndërsa një fshat i 7-të sapo është përfshirë nga flakët dhe një tjetër shumë afër.
Situata nga zjarret në Gramsh vazhdon të jetë shumë e vështirë. Era ka përhapur flakët dhe vatra të reja kanë dalë në zona të ndryshme. Në Skënderbegas për pak po digjet dhe fshati i fundit.
Në njësinë Kodovjat, zjarri është shumë afër fshatit Posnovisht dhe pastaj fshatrat e tjerë janë zinxhir afër me njëri-tjetrin.
Deri në mbrëmjen e djeshme në territorin e vendit janë raportuar 34 vatra zjarri, nga të cilat 27 janë aktive dhe 7 po mbahen nën monitorim. Situata më problematike vijon të jetë në jug të vendit, me rrezik të lartë për zonat e mbrojtura, banesat dhe infrastrukturën.
Moti sot në Shqipëri
Në Speciale nga sot palët do të paraqesin fjalën përfundimta...
Moti sot vranët dhe me riga shiu
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës