Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani për tërheqjen e kërkesës nga Gjykata Kushtetuese lidhur me çështjen e Kuvendit, pas përfundimit të afatit të vendosur nga Kushtetuesja dhe për shkak të përfshirjes së gjyqtarit Radomir Laban në rast.
Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Haziri tha se presidentja “i kishte duart e lidhura” pas rezultatit zgjedhor, por e befasoi me tërheqjen e kërkesës.
“Unë në reagimin e parë kam thënë se presidentja i ka duart e lidhura, sepse kur del një rezultat zgjedhor e dimë në çfarë fryme kushtetuese kemi çka me bë më shumë,” tha Haziri.
Ai shtoi se presidentja duhej të merrte përgjegjësi publike për mosparandalimin e situatës.
“Mua më ka befasuar presidentja për tërheqjen e kërkesës në Gjykatën Kushtetuese për Kuvendin, për shkak të një gjyqtari, pavarësisht mbiemrit të tij. E mbështetur në burime të shtetit, duhet me dhënë llogari dhe përgjegjësi publike se pse nuk e ka parandaluar. Presidentja dhe kryeministri në çështjet e sigurisë kanë kompetenca të barazvlefshme, sidomos kur vjen puna te siguria kombëtare. Nuk mund të ketë tolerancë në raste të tilla,” u shpreh Haziri.
Sipas tij, Osmani ka dhënë premtime të qarta LDK-së para se të bëhej presidente, të cilat nuk i ka mbajtur.
“Për këtë, Vjosa Osmani duhet të flasë dhe të japë llogari. Ajo na ka premtuar që do të ushtrojë zbatimin e Kushtetutës 1 milion për qind dhe të mos pyes askënd. Nëse ka bërë shkelje kushtetuese, gjykatësit nuk do ta votojnë për mandatin e dytë,” tha Haziri.
Deputeti i LDK-së theksoi se, sipas bindjes së tij, presidentja ka shkelur Kushtetutën.
“Nëse unë kam bindjen që presidentja e ka shkelur Kushtetutën, edhe pse nuk ka shkuar lënda në Gjykatën Kushtetuese, për mua e ka shkelur Kushtetutën. Edhe në rastin e kryeprokurorit, për mua ajo e ka shkelur Kushtetutën,” deklaroi Haziri.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...