Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë në Shqipëri të tregojnë kujdes dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve për shkak të situatës së rënduar nga zjarret në disa zona të vendit.
Në një njoftim zyrtar, ambasada bën të ditur se disa zona ndodhen nën urdhër evakuimi dhe u kërkon shtetasve të saj të shmangin vendet e prekura, të respektojnë mbylljet e rrugëve dhe të monitorojnë lajmet lokale për përditësime mbi gjendjen e zjarreve.
“Qytetarët amerikanë duhet të shmangin zonat e prekura, veçanërisht ato që janë nën urdhra evakuimi, dhe të ndjekin udhëzimet e policisë në lidhje me mbylljen e rrugëve ose ndërprerjet e trafikut. Monitoroni lajmet lokale për përditësime mbi kushtet e zjarreve në pyje dhe planifikoni rrugët tuaja në përputhje me rrethanat. Thithja e tymit përbën rrezik serioz për shëndetin, edhe nëse nuk jeni afër flakëve. Nëse një zjarr është afër banesës suaj, evakuohuni menjëherë në një zonë të sigurt”, thuhet në njoftim.
Ambasada këshillon qytetarët të mos udhëtojnë nëpër zona të prekura nga zjarret ose tymi i dendur dhe, në mungesë të një rruge alternative, të shtyjnë udhëtimin. Në rast emergjence, qytetarët mund të telefonojnë 127 për ambulancë, 112 për policinë ose 128 për zjarrfikësit.
Për ndihmë konsullore, qytetarët amerikanë mund të kontaktojnë Ambasadën e SHBA-së në Tiranë në numrin 04224-7285 (nga Shqipëria) ose +355-4224-7285 (nga jashtë Shqipërisë).
/rtsh.al/
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë