City futet në garë për Donnarumman por ka një problem

16:47 | 12 Gusht 2025
D.H

Manchester City ka hyrë fuqishëm në garë për transferimin e gardianit italian, Gianluigi Donnarumma, ku shihet si pasardhës i Edersonit.

Për brazilianin Ederson, gjiganti turk Galatasaray është interesuar madje sipas gazetarit Nicolo Schira, turqit kanë arritur një marrëveshje me gardianin për një kontratë tre vjeçare, shkruan Arbresh.info.

Mirëpo asgjë nuk ka konkrete pasi City ka refuzuar ofertën e parë të Gallatës, rreth tre milionë euro. Gjiganti anglez dëshiron të përfitojë 10 milionë euro nga shitja e Edersonit, dhe këtu ka ngecje.

Bisedimet po vazhdojnë si me klubin ashtu edhe me lojtarin, dhe kjo lëvizje mund të jetë vendimtare për Cityn nëse vendos të ndjekë transferimin e Donnarummas.

Nëse arrihet kjo marrëveshje atëherë City do të kthehet i gjithi kah Donnarumma, i cili ka një kontratë me PSG-në deri në qershorin e vitit 2026.

Ai ka refuzuar që të vazhdojë kontratën, madje për këtë arsye nuk është ftuar fare në ndeshjen e Superkupës së Evropës ndaj Tottenhamit për ditën e nesërme. Kjo ka bërë që të ftohen akoma më shumë raportet mes klubit dhe lojtarit.

PSG tashmë ka gjetur zëvendësimin e tij ku ka zyrtarizuar ditë më parë portierin e Lille, Lucas Chevalier./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme