Katër fshatra të Gramshit në Shqipëri janë nën pushtetin e tymit dhe flakëve që arrijnë deri në disa metra.
TCH raporton se fshatrat Kullollas, Bletëz, Menkollar dhe Shimër janë djegur.
Më herët, Ministria e Mbrojtje bëri thirrje urgjente që banorët e këtyre fshatrave të largohen menjëherë nga banesat e tyre dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt.
Në Kullollas humbi jetën një i moshuar, rreth 80 vjeç, pasi dyshohet se zjarri që ndezi në kopshtin e banesës i doli jashtë kontrollit dhe për pasojë u asfiksua. Flakët u përhapën në një zonë të gjerë.
Po ashtu, është djegur teqeja e Shemberdhenjes, ndërsa nuk dihet fati një personi, që ka mbetur i bllokuar brenda.
Ndërsa në fshatin Bulçar, raportohet se një grua është bllokuar në fermë bashkë me dy fëmijë dhe kërkon ndihmën e autoriteteve.
Ndërhyrja e ambulancave dhe forcave zjarrfikëse është tejet e vështirë, për shkak të terrenit dhe flakëve të mëdha, që u rrezikojnë jetën.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...