Katër helikopterë janë nisur drejt Gramshit për shuarjen e dy vatrave masive të zjarrit, të cilat paraqesin rrezikshmëri të lartë dhe kanë detyruar autoritetet të urdhërojnë evakuimin e fshatrave Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë.
A2 CNN raporton se aktualisht fshati Kullollas dhe Bletëz mbeten të bllokuar nga flakët. Deri më tani askush nuk mund të konfirmojë nëse ka të lënduar apo viktima nga zjarri pasi fshati është rrethuar nga flakët.
Deri në qetësimin e situatës që t’i hapë rrugë hyrjes së zjarrfikëses dhe ambulancës askush nuk konfirmon fatin e banorëve të këtyre fshatrave.
Aktualisht ekipet që kanë shkuar nga toka për të evakuuar banorët e kësaj zone janë të bllokuara dhe e kanë të pamundur avancimin më tej.
Sakaq, drejt Gramshit është nisur me urgjencë edhe Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha dhe drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako, për të monitoruar nga afër operacionin për shuarjen e flakëve.
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media