Në vijim të aksioneve të pandërprera për goditjen e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike të trafikuara nga jashtë vendit për shitje në tregun e Shqipërisë, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, nën drejtimin e Prokurorisë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas dhe Filialin “Qendra Tranzite” të Postës Shqiptare, finalizoi operacionin e koduar “Pako 6”.
Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë dy 17-vjeçarë, të cilët u kapën menjëherë pasi morën në një degë postare në Vorë një pako me 1 kg e 118 gramë Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, të trafikuar nga SHBA me qëllim shitjen në Shqipëri.
Gjithashtu, u shpall në kërkim një tjetër shtetas i përfshirë në këtë aktivitet, gjeneralitetet e të cilit nuk bëhen publike për shkak se hetimet vijojnë. / abcnews.al /
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...