Drenica ka arritur marrëveshje me katër futbollistë për vazhdimin e kontratave për së paku edhe një sezon tjetër.
Skuadra nga Skënderaj, zyrtarisht ka njoftuar vazhdimin e kontratave me Kreshnik Ukën, Genc Hamitin, Igball Jasharin dhe Andi Veliqi, shkruan Arbresh.info.
Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook të klubit.
Këto janë lëvizjet e para të klubit disa ditë pa nisur edicioni i ri në elitën e futbollit kosovar, ku Drenica është rikthyer pasi u shpallën kampion në Ligë të Parë dhe siguruan Superligën.
Përmes këtij njoftimi klubi njofton edhe për zyrtarizimin e prurjeve të reja./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...