Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar Enver Halitin si kandidat për kryetar të Ferizajt në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Në një aktivitet të mbajtur në Ferizaj, i pranishëm ishte edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, si dhe figura të tjera të larta të VV-së, përfshirë sekretarin organizativ Alim Rama, ministrin Hekuran Murati, deputetët Valon Ramadani e Adelina Grainca, ish-deputetët Alban Bajrami e Shqipe Metaj-Isufi, zëvendësministrin Vigan Qorolli dhe drejtues të qendrës së VV-së në Ferizaj.
Vetëvendosje thotë se Haliti vjen me “përvojë, integritet dhe vizion” për ta bërë Ferizajn shembull të zhvillimit modern në Kosovë, me infrastrukturë të lidhur, ekonomi në rritje, arsim e kulturë të fuqizuar dhe qeverisje të përgjegjshme ndaj qytetarëve.
“Ferizaj, koha për fitoren e madhe ka ardhur”, u tha në prezantim, duke u shprehur besimi se me Halitin kryetar dhe VV-në në qeverisje, qyteti do të ecë me hapa të sigurt drejt zhvillimit, drejtësisë dhe barazisë.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit